Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 20.057, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.
Të paktën 53.320 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori, shtoi ministria.
“Të paktën 390 njerëz janë vrarë dhe 734 të tjerë janë plagosur në 48 orët e fundit në të cilat komunikimet u ndërprenë në Rripin e Gazës”, thuhet në një deklaratë.
Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.
Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.