
Nga muaji mars i vitit 2024 paga minimale do të jetë 22.500 denarë, që edhe dyfishim i pagës minimale në krahasim me vitin 2017.
Nga viti 2017 paga minimale plot katër herë është rritur, përkatësisht paga u rrit në 12.000 denarë, më pas kishte rritje në 15.200 denarë, 18.000 denarë dhe kjo e fundit 20.150 denarë.
“Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi kur paralajmëroi rritjen e pagës minimale.
Gjatë muajit mars, po ashtu pritet të rriten edhe pensionet në Maqedoni.