Erë e përforcuar veriperëndimore do të fryjë nesër, ndërsa nga e diela moti do të jetë i qetë dhe relativisht ngrohtë, parashikon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Për shkak të paraqitjes së mjegullës temperaturat do të jenë më të ulëta nëpër lugina.
Të dielën temperatura e ditës do të jetë në interval prej 7 deri në 15 gradë, të hënën nga 7 deri në 17 gradë, të martën nga 6 deri në 16 gradë.