Në pikën doganore të Qafë Thanës ka fluks udhëtarësh, ku dhjetëra mjete presin në radhë për të hyrë në Shqipëri.
Për më tepër se 2 orë, qytetarët janë ndeshur me vonesa për shkak se nga pala maqedonase ka numër të reduktuar punonjësish. Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë, të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase dhe ajo shqiptare.
Por problemi aktualisht qëndron tek pala maqedonase që nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar fluksin.
Qafë Thana funksionon me sportele të përbashkëta ndaj shpesh krijohen edhe vështirësi për shkak se në rastet kur nevojitet shtimi i sporteleve duhen punonjës nga të dyja vendet.