
Njoftohen qytetarët se në rrugën kryesore në Labunishtë do të ketë patrullë të rregullt policore, me qëllim vendosjen e rregullit në qarkullim.
Duke qenë se po vjen periudha e pushimeve, e bashkë me to rritet edhe numri i automjeteve, kjo ndërhyrje është e nevojshme për shkak të bllokimit të shpeshtë të trafikut.
Pritet që qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, e sidomos të mos parkojnë pa leje.
Me respekt
Bashkësia Lokale Labunishtë