“Sa i përket energjisë elektrike, nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë ‘shok’ në çmime”, theksoi për MIA kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjitikë (KRRE), Marko Bislimoski.
Ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të informojnë publikun për çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2024.
“Çmimet e energjisë elektrike janë gjithmonë aktuale, në periudhën e kaluar edhe një herë jemi përballur me skenarë negative të ndryshëm, çfarë nënkupton rritja e çmimit, çfarë do të thotë kjo. Ne finalizojmë çmimet në lidhje me tarifat e rrjetit, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Më tej, pasi ne i miratojmë ato, furnizuesi universal duhet t’i dorëzojë ato. Presim të informojmë publikun brenda javës së ardhshme. Ne gjithmonë kemi zgjidhje kreative, nuk do të ketë “shok” të çmimeve, gjithçka do të jetë brenda asaj që mund të pritet”, theksoi Bislimoski.
Ai shpjegon se duhet të merren parasysh rritja e çmimit të blerjes së EVN Home, kostot e humbjeve të energjisë elektrike që janë rritur në shpërndarjen e energjisë elektrike, rritja e kostove të materialeve, rritja e pagave në kompani etj.
“Nuk do të lejojmë asnjë goditje apo “shok” çmimi. Ekspertët e shumëllojshëm do t’i zhgënjejmë sërish, kështu që vendimin përfundimtar do ta shpallim gjatë javës së ardhshme”, nënvizoi Bislimovski për MIA-n.
Ai sqaroi se kompanitë kërkuan rritje të çmimit prej 27 për qind, por ai thekson se “absolutisht nuk do të fitojnë këtë”.
Ndryshe, më 12 dhjetor, kreu i KRRE-së Marko Bislimoski tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike, nëse pranohen kërkesat e kompanive, mund të jetë për 27 për qind. Sipas Bislimoskit, deri më tani MEMO, MEPSO dhe “Elektrodistribucioni” kanë dorëzuar kërkesa për çmime, por disa nga ato kërkesa janë jo të plota dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet saktësisht se sa kanë kërkuar.
Ai po ashtu tha se nga tenderi për furnizuesin universal ka informacione se EMV ka ofruar çmim dhe tashmë është një çmim që do të realizohet nga 57 euro për megavat orë në vend të53 eurove të mëparshme për megavat orë dhe në vend që të sigurohet nevojat totale prej 100 për qind për familjet dhe konsumatorët e vegjël, do të jenë 95 për qind.