Punonjësit e bastoreve paralajmërojnë protesta masive nëse deputetët miratojnë ndryshimet në Ligjin e Lojërave të Fatit. Ata mbajtën mbledhje paralajmëruese para Kuvendit, pasi kishin informacione se ndryshimet do të gjenden së shpejti në seancë plenare. Sipas tyre, me miratimin e ndryshimeve do të preken 10 mijë të punësuar në këtë sektor. Ndryshimi në ligj parashikon mbylljen e pikave të basteve që janë 500 metra larg institucioneve arsimore. Përfaqësuesit e Shoqatës akuzuan se po tentohet përmes platformave online të merret nën kontroll tregu i lojërave të fatit dhe atë ta kontrollojnë siç thonë, vetëm disa. Më herët presidenti Stevo Pendarovski tha se është e mundur të mos nënshkruhet dekreti nëse miratohen ndryshimet. Ata u dorëzuan në Parlament me flamur evropian.
“Ne vetëm mund të hamendësojmë se sa strofulla të egra të lojërave të fatit do të mbijnë në bodrume të ndryshme nëse vendoset çelës në objektet legale të lojërave të fatit. Nuk është rastësi që në Republikën e Shqipërisë, qeveria e atjeshme braktisi ndalimin katërvjeçar të lojërave të fatit, për shkak të hapjes së kazinove të egra dhe goditjes së ekonomisë së tyre”, deklaroi Goran Stoimenov, Asociacioni i Lojërave të Fatit.
“Ajo që po bën qeveria është krejtësisht kundër racios së shëndoshë. Në përpjekje për të vendosur ligj kufizues dhe të palogjikshëm për transmetuesit e licencuar, fshehurazi dhe me dyer të mbyllura, ajo vetë hap biznese dhe platforma të reja online me partnerë të huaj, për të cilat në media mbërritën informacionet e para se kompani nga Bullgaria fqinje janë bërë ortak me qeverinë”, tha Vasko Ilijevski, Asociacioni i Bastoreve. /Alsat.mk