Pendarovski-Ageler: Të vazhdojë përkushtimi drejt integrimeve evropiane

Procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut në kontekst të skrining procesit të kompletuar dhe vendimeve të paradokohshme të Këshillit të BE-së, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski me ambasadoren e SHBA-së në vend, Anxhela Prajs Ageler.

“Në këtë drejtim u pajtuan se nevojitet të vazhdojë përkushtimi drejt integrimeve evropiane, duke marrë parasysh se përmes procesit të negociatave për anëtarësim në BE do të mundësohet transformimi pozitiv i kapaciteteve demokratike në shoqëri, do të hapen mundësi për prosperitet më të madh ekonomik, këmbim i shërbimeve dhe të mirave, si dhe mobilizim më i madh i popullatës për arsim dhe zhvillim profesional”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i Pendarovskit.

Gjatë takimit, janë shkëmbyer mendime edhe për situatat në rajon, si dhe ngjarjet në sferën e sigurisë në rajonin më të gjerë, lufta në Ukrainë dhe ngjarjet e Lindjen e Afërt.

Presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi për miqësinë stabile dhe dinamike mes vendit tonë dhe SHBA-së, duke shtuar se shoqëria dhe veçanërisht qytetarët tanë e vlerësojnë mbështetjen e SHBA-së.

Në këtë drejtim, thuhet në kumtesë, ai ka shprehur siguri se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim, si garancion i paqes, stabilitetit dhe prosporitetit në rajonin tonë.