
Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka vizituar Maqedoninë e Veriut.
Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko Gjurchinovski.
Ulutas ka dekalruar se Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in dhe sigurinë rajonale.
”Duke përfunduar një vizitë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ falënderon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko GJURCHINOVSKI, për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe njohuritë e tij. Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale”.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.