
Me datë 17.12.2023, në Stacionin e Policisë në fshatin Veleshtë të Strugës është raportuar se një shtëpi në fshatin Labunisht, pronë e F.M.(42) nga i njëjti fshat është kapluar nga zjarri. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Struga.