10 vite ndërtimi të autostradës Kërçovë – Ohër, në pikëpyetje përfundimi?!

Boçvarski: E palejueshme që edhe pas 10 viteve të ketë rrëshqitje të dheut

Sfidat aktuale rreth planifikimit hapësinor dhe urbanistik në Karposh, ndryshimet e Rregullores për planifikim urbanistik, autostrada Kërçovë – Ohër dhe situata me hekurudhat kanë qenë temat e diskutimit në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, me Minitsrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, njofton KlanM.

Kina gjatë dekadës së fundit ka ndërtuar me dhjetëra mijëra kilometra të autostradave dhe hekurudhave, kurse Maqedonia e Veriut me një firmë kineze tashmë 10 vite ndërton autostradën Kërçovë – Ohër prej 60 kilometrave dhe është në pikëpyetje se kur do të përfundojë.

Ministri për Transport, Bllagoj Boçvarski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, thotë se është e palejueshme që edhe pas 10 viteve dhe pas disa riprojektimeve të trasesë, të ndodhin rrëshqitje të dheut.

“Për këtë shkak kemi kërkuar raport nga ekspertët e FIDIK, për analiza të ekspertëve. As unë por asnjë Ministër I Qeverisë, nuk do të lejonte një autostradë të tillë ku ndodhin rrëshqitje të vazhdueshme dheu. Bëhet fjalë për një projekt të vjetër. Është një sistem I keq ndërtimi dhe për këtë shkak në projektin e ri me Behtel dhe Enka kemi hyrë me parim tjetër, ku kompania paralelisht do të projektojë dhe ndërtojë”, ka deklaruar Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Derisa në botë ndërtohen hekurudha për trena që shkojnë deri në 450 kilometra në orë, udhëtimi me tren nga Shkupi deri në Veles zgjat me orë të tëra.

Ministri Boçvarski, sic percjell KlanM, thotë se Maqedonia e Veriut është vend malor dhe nuk mund të krahasohemi me performansat e vendeve tjera që kanë konfiguracione të avancuara të terrenit.

“Fokusi ynë është vënë në ndërtimin e Korridorrit 8, ose hekurudha nga Kumanova drejt Belakovcës që është faza e parë, faza e dytë është Belakovcë – Kriva Pallankaë dhe e treta Kriva Pallankë deri në vendkalimin kufitar Deve Bair”, ka thënë Boçvarski.

Maqedonia e Veriut përballet me sfida me transportin dhe infrastrukturën – nga ndërtimi I autostradave të reja deri në modernizimin e rrjetit hekurudhor.

Sipas autoriteteve të vendit, sic njofton KlanM, fokusi për momentin është vënë në Korridorin 8 kurse hekurudhat e vjetra do të rikonstruohen./KlanMacedonia