Bandat shqiptare vijojnë të jenë një rrezik potencial në Europë. Trafiku i drogës, është një nga shqetësimet më të mëdha.
Këtë të martë, sipas policisë, janë sekuestruar 11 ton kokainë të importuar nga kartelet shqiptare dhe ka arrestuar 20 persona.
E paketuar dhe e fshehur në kontejnerë transporti, droga u dërgua nga Kolumbia më pas kaloi nëpër Ekuador përpara se të kapej nga policia kur u ankorua në dy porte të veçanta në Spanjë, një në qytetin veriperëndimor të Vigos dhe tjetri në Valencia në lindje.
“Brenda vetëm një jave, ne arritëm të hiqnim 11,000 kilogramë kokainë nga tregu,” u tha gazetarëve në Madrid Antonio Martinez Duarte, kreu i njësisë për drogën dhe krimin e organizuar të policisë.
Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur brenda një ngarkese me ton të ngrirë në atë që ishte kapja më e madhe ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si porta kryesore për dërgesat e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës.
Më vete, policia gjeti 3.4 ton të tjera kokainë të fshehura brenda ndarjeve me fund të dyfishtë në kontejnerët që arritën në Valencia.
Në një deklaratë, policia tha se bandat shqiptare janë gjithnjë e në rritje në Europë.
Nga të arrestuarit, shumica ishin shqiptarë, por edhe një kolumbian, një shtetas domenikan dhe disa spanjollë, duke përfshirë një biznesmen që i lejoi ata të përdornin firmën e tij të peshkimit për të transportuar drogën dhe identiteti i të cilit nuk u zbulua.