Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot takoi ambasadorin e BE-së në vend David Geer, me të cilin biseduan për anëtarësimin e vendit në BE.
“Me përfundimin e procesit të skrinigut, ne kemi bërë një moment historik të rëndësishëm në integrimin evropian, i ndjekur nga një hap kyç përpara drejt anëtarësimit tonë të plotë në BE.
Në takimin me ambasadorin evropian David Geer, vlerësuam se Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë, pasi nënkupton reforma dhe përfitime konkrete tashmë në procesin e integrimit. Por është thelbësore të ruhet kursi pro-evropian, shkruan Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.
Në atë drejtim, shkruan Kryeministri, njoftova se jemi në fazën e themelimit të Frontit Evropian për të marrë vendime në përputhje me kornizën negociuese dhe për të mundësuar anëtarësimin në BE dhe cilësinë evropiane të jetës për qytetarët e Maqedonisë në një periudhë të shkurtër kohore.