Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

Pas kontrollit të kryer nga doganierët e njësisë doganore të Ohrit dhe Aeroportit të Shkupit, është parandaluar tentim për kontrabandim të 84 orëve Casio, si dhe 7.560 bizhuterive, njoftojnë nga Doganat e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Orët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti në njësinë doganore të Ohrit, i cili ishte i regjistruar për doganim importues. Gjegjësisht, në deklaratën e importit janë deklaruar 66 ora dore të markës Casio, por gjatë kontrollit të mallit janë konstatuar tejkalim i produkteve të cilat nuk mbuloheshin me deklaratë, përkatësisht 84 orë të padeklaruara të së njëjtës markë”, thonë nga Doganata.

Nga atje poashtu njoftojnë se kanë parandaluar edhe një kontrabandim me bizhuteri në në Aeroportin e Shkupit.“Bizhuteritë e padeklaruara, përkatësisht 7.560 copë vathë dhe 7 kilogramë zirkon, janë zbuluar gjatë kontrollit të çantës së udhëtimit të një shtetasi turk i cili ka mbërritur me avion nga Stambolli.

Produktet e padeklaruara janë sekuestruar dhe kanë nisur procedurat përkatëse penale”, thonë nga Doganat e Maqedonisë.