Shtatë persona mes të cilëve dhe dy të mitur kanë përfunduar në spital për shkak të shenjave të helmimit nga klori, njoftojnë nga SPB-Ohër.
Nga SPB-Ohër njoftojnë se dje në orët e mbrëmjes është denoncuar se në një hotel në bregun e liqenit të Ohrit, disa persona që kanë shfrytëzuar pishinën e mbyllur të hotelit kanë pasur shenja të helmimit me klor.
Në spitalin e Ohrit janë hospitalizuar në mënyrë urgjente persona nga Ohri, Shkupi dhe Struga, nga mosha 24 deri në 45 vjeç.
Për rastin në fjalë është informuar prokuror publik, përfaqësues të Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor, Qendra për shëndet publik dhe inspektorati i punës.