Me një sërë manifestimesh sot, 8 Dhjetor shwnohet Dita e Shën Klimentit të Ohrit. Me këtë rast në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ët ndahet dhe çmimi shtetëror “Shtën Klimenti i Ohrit” për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe në veprimtarinë shoqërore.
Në Kuvend sot do të ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023.
Sipas vendimit të Këshillit për dhënien e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2023, fitues i sivjetshëm për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është prof. Dr. Rabije Murati, profesoreshë universitare, dhe për arritje në fushën e kulturës dhe artit është regjisori Antonio Mitriçeski.