
Agjencia gjermane e shëndetit publik, Instituti Robert Koch (RKI), tha se vendi po përjeton një valë infeksionesh nga virusi i frymëmarrjes (RSV).
Në raportin e saj javor për sëmundjet akute të frymëmarrjes, RKI deklaroi të mërkurën se vala aktuale filloi javën e 20 nëntorit, shkruajnë mediat e huaja.
Fëmijët nën moshën dy vjeç janë “veçanërisht të prekur nga shtrimi në spital me infeksion RSV”, shkroi instituti.
Raporti paralajmëroi gjithashtu se infeksionet e coronavirusit dhe ftohjet e shkaktuara nga rinoviruset janë aktualisht të pranishme në Gjermani, megjithëse deri më tani nuk ka shenja të një epidemie gripi.
Simptomat e para të infeksionit RSV te fëmijët zakonisht do të jenë rrjedhje hundësh dhe humbje oreksi, me dhimbje fyti gjithashtu.