UNESCO shton Iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur sot iftarin, vaktin që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në listën e trashëgimisë kulturore.

Kërkesën për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja.

Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.