Një tërmet 5.1 ballë Rihter ka dridhur veriperëndimin e Turqisë të hënën, raporton agjencia “AP”.
Nuk ka ende raportime për dëme apo të lënduar.
Tërmeti kishte epiqendrën në Detin Marmara, në afërsi të qytetit Gemlin në provincën Bursa.
Tërmeti goditi rreth orës 10:42 me kohë lokale.
Televizioni turk “HaberTurk” ka bërë të ditur se dridhjet janë ndier edhe në Stamboll dhe në rajonet tjera në afërsi.
Në shkurt, një tërmet 7.8 ballë Rihter rrënoi 11 provinca jugore dhe juglindore të Turqisë si dhe një pjesë të veriut të Sirisë. U shkaktuan mbi 50 mijë viktima vetëm në Turqi.