MARTESA E SINQERT, SIMBIOZË E FAMILJES FUNKSIONALE !
Me martesën, burri pranon që jetën ta ndaj me një person që është më i mirë se ai. Instikti i tij nuk e zgjedh bukurin por personin që e pëlqen, ky instikt asnjëherë nuk mund të shuhet. Martesa është një diell i panjohur që në mënyrë magjike i tërheq të gjithë ndjenjat njerzore. Aty shprehet uniteti midis trupit dhe shpirtit, harmonia midis dy gjinive që duhet të lidhen me miqësi të përhershme dhe lojalitet. Martesa nuk është mrekulli, por jetën e bën të mrekullueshme. Kur brenda në shpirtin e burrit-babait vdes dashuria , familja mbaron fatalisht. Njeriu e urren vrasjen,por ndonjëher edhe vet bëhet vrasës. Nëse vritet dashuria, “vritet” edhe ardhmëria e një familje. Të lumtur janë ato çifte që nuk kanë intenca të fshehta. Intencat e këtilla lidhjen e përbashët e bëjn plot vuajtje dhe fatkeqsi.
Në martesë nuk ka jetë monotone, por jetë plot me sentimentalizëm. Gruaja-nëna është rezervuari i ngrohtësisë, ajo edhe kur problemet janë të mëdha ,familjen e bën më të fuqishme. Gruaja në familje edukon, burri diciplinon,e para dhuron dashuri, i dyti dhuron siguri! Kur fëmijët nuk e kanë mbrojtjen e babës janë si dega e thyer e pemës që fillon të thahet. Momentet më të mira në jetën familjare është kur e shprehim gëzimin, jo kur atë e kërkojmë. Jetën duhet ta shohim si një proces dhe jo si problem dhe çdo herë duhet të përgatitemi për këtë proces. Vendosja e harmonis midis kohës dhe tolerancës e forcon kohezionin midis burrit dhe gruas në lidhjen martesore. Nga kapaciteti i gruas ndërtohet familja e shëndoshë, nga familja e shëndoshë ndërtohet shoqëria e shëndoshë. Familja është një port i sigurt që çdo antari i jep mbështetje për ta gjetur rrugën e drejtë të jetës. Burri e ndien veten të vlefshëm kur ka shum shokë, gruaja ndien veten të vlefshme kur e ka mbrojtjen e burrit,kur burri në sytë e saj e sheh reflektimin e dritës së agimit!
-Prof.Muhamet Borova