Maqedonia do të prodhojë katër lloje dronësh sipas standardeve të NATO-s

Katër lloje të dronëve do të fillojnë së shpejti të prodhohen në Maqedoni, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas vizitës në fabrikën “ATS AMMO” në Samokov. Dronët do të jenë sipas standardeve të NATO-s, dhe do të kenë përdorime të shumëfishta.

“Do të fillojmë me prodhimin serial të katër llojeve të dronëve që do të pajisen me inteligjencë artificiale, të cilët do të kenë një gamë të lartë, që do të kenë ngarkesë adekuate dhe do të jenë të pajisur me pajisje të përshtatshme dhe që do të prodhohen tërësisht në Maqedoni në në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s dhe do të mund t’i shohim në arsenalet ushtarake të vendeve të aleancës”, tha Kovaçevski.

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, theksoi se kjo kompani tashmë është e regjistruar në tregun e NATO-s dhe merr pjesë në një treg me vlerë mbi pesë miliardë euro. Ministria dhe Ushtria do të bashkëpunojnë për prodhimin e dronit të parë, ndërsa për specifikat teknike ai thotë se është herët për të folur.

Petrovska shtoi se kompania është e vetmja fabrikë në vend për prodhimin e municionit të kalibrit të vogël, prodhon më shumë se 120 milionë copë në vit, ndërsa vitin e ardhshëm planifikohet që ky numër të rritet në 250 milionë copë.