Masat startojnë nga nesër, pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale për të cilët Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka të dhëna do ta marrin ndihmën e parë financiare në gjysmën e dytë të dhjetorit. Sipas njoftimeve nga autoritetet, në muajin janar janë planifikuar pagesa për një pjesë të qytetarëve të përfshirë nga masat. Nëse dikush mendon se është tradhtuar, Trençevska thotë se do të mund të paraqesin një kundërshtim ose ankesë.
“Kjo nuk është një paketë masash, mbështetje financiare për qytetarët para zgjedhjeve, por synohet për periudhën kur kemi rritje të kostove të energjisë, kur ende po i ndjejmë pasojat e krizës energjetike dhe të çmimeve, kështu që synohet përkrahje ndaj qytetarëve… – tha Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell PRESSonline.al
E gjithë pakoja e masave kundër krizës peshon 662 milionë euro, para të cilat sipas Qeverisë janë të parapara në buxhetet e vitit 2023/2024. 156 milionë janë të destinuara për më shumë se 440 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara sociale dhe nga këto mjete 16.3 milionë euro në paketë janë planifikuar edhe për nxënës dhe studentë deri në fund të vitit akademik, por as Trençevska, as Ministria e Arsimit nuk kanë informacion për mënyrën se si do të mund të aplikojnë, por edhe kur do të marrin ndihmën e parë financiare.
“Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ditët në vijim do të publikojnë informacion më të detajuar për mënyrën se si do të mund të aplikojnë studentët, për kriteret, kushtet dhe afatet e përdorimit të këtyre masave” – thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Qeveria ndau thërrime për qytetarët – akuzon opozitarja VMRO – DPMNE në lidhje me masat e pakos së 9-të kundër krizës
“Kjo ndihmë afatshkurtër e Qeverisë së LSDM-së për pensionistët, studentët dhe gjimnazistët nuk ka krahasim me rritjen e pagave të zyrtarëve, duke marrë parasysh se rritja e pagave prej 78 për qind të zyrtarëve është shumë më tepër se 1500 denarë që Qeveria dhe Kovaçevski do t’ua jep gjimnazistëve dhe studentëve “ -tha Marija Miteva nga VMRO DPMNE, përcjell PRESSonline.al
Pensionistët, të cilët me muaj protestojnë dhe kërkojnë rritje lineare të pensioneve nga 5 mijë denarë, thonë se ndihma e Qeverisë është e mirëseardhur, por jo e mjaftueshme, duhet zgjidhje afatgjate.