Konfirmohet takimi i liderëve ku diskutohet për zgjedhjet

Në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, është përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a është marrë ftesë zyrtare për takim të liderëve të hënën dhe nëse kryetari VMRO-së, Hristijan Mickoski do të marrë pjesë dhe nëse do të insistojë për heqjen e qeverisë teknike. Miteva ka theksuar se ftesa për  takimi të liderëve është i pranueshëm për të hënën. Ajo thot se në  atë takim  VMRO-DPMNE pret që përfundimisht të diskutohet për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE

“Nga media mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën e ka  caktuar takimin e liderëve që ka të bëjë me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij.  Sigurisht që është  e pranueshme takimi i liderëve  për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për saktësimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike, në këmbim të mospasjes  qeveri teknike me  kryeministër nga BDI”. 

Tema për datën e zgjedhjeve është akutale mes pozitës dhe opozitës tash e ca muaj. Ndrëkaq, për takimin e së hënës, Miteva kërkoi që takimi të realizohet pas orës 11:00, sepse sipas saj, kryetari i VMRO-DPMNE-së ka mësime me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ku punon si profesor me orarë të plotë.