Shefi i OBSH-së: Më shumë njerëz në Gaza mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet në Gaza.

Ai në X, ndau deataje se cilat sëmundje janë shfaqur atje, dhe sa persona kanë këto sëmundje.

Infeksionet respiratore akute: 111 mijë

Zgjebe (infektim i lëkurës): 12 mijë

Morrat: 11 mijë

Diarre: 75 mijë

Skuqja e lëkurës: 24 mijë

Impetigo (infeksion shumë ngjitës i lëkurës që shkakton plagë të kuqe në fytyrë): 2 mijë e 500

Lija e dhenve: 2 mijë e 500

Verdhëza (çngjyrosje e verdhë e lëkurës, e të bardhës së syve dhe lëngjeve trupore): 1 mijë e 100

“Duke pasur parasysh kushtet e jetesës dhe mungesën e kujdesit shëndetësor, më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet”, tha Ghebreyesus.

Banorët e Gazës, përballën mbipopullim, mungesat e ushqimit dhe ilaçeve dhe kanalizimet e dobëta.

Armëpushimi aktual gjashtëditor ka lejuar që rreth 200 kamionë që transportonin ndihma humanitare në ditë të hyjnë në Rrip.

Por agjencitë e ndihmës thonë se nevojitet shumë më tepër, raporton BBC