K.B. Sindi e pamposhtur në Shtip, 9 konkurues, 9 medalje të arta.
Këte fundjavë (25-26.11.2023) qytetin e Shtipit u mbajt kampionati individual për boks në Republikën e Maqedonisë ku K.B Sindi- Strugë mori pjes me 9 boksier ku të gjith u shpallën kampion për vitin 2023. Në ndeshjet e gjysmë finaleve boksuan 2 boksier, Dren Hani (Kadet +80kg) boksoj kundër David Kuzmanoski nga Shkupi ku dhe pse Hani kishte ndeshjen e tij të parë tregoj boks mjaft cilsor dhe ishte dominues dhe fitues shpallet Hani me TKO në raundin e 2. Lisi Koxhaxhiku gjithashtu boksoj në gjysëm finale në kategorin(Junior -80kg) kundër boksierit nga prilepi Matej Chatleski, ku ky i fundit e kishte të pa mundur te plasoi goditje kundershtairt te tij dhe fitues shpallet Lisi Koxhaxhiku me vendim unanim 5:0.
Në ndeshjet finale Aron Skenderi (Deca 44kg) boksoj kundër boksierit nga Manastiri ku fitoj bindshem me vendim unanim 5:0, Dren Hani (Kadet +80kg) boksoj kundër shkupjanit Altin Osmani ku fitues shpallet Hani me vendim unanim 5:0. Lisi Koxhaxhiku (Junior -80kg) boksoj kunder Nikola Kiskovski me vendim unanim 5:0, Edi Nasufi (Junior +92kg) per kundershtar kishte vendasin Viljan Dimitreski ku fitues shpalled Nasufi me TKO ne mintuen e pare te roundit te parë. Dion Lena (Senior -67kg) për kundërshtar kishte boksierin nga Kumanova Rahim Adnan ku fitues shpallet Lena me TKO në fillim të roundit të parë. Alim Nasufi (Senior -71kg) për kundërshtar kishte boksierin Vasil Jovanov ku fitues shpallet Nasufi me TKO në round te 1.
Fitues pa luft u shpallën dhe tre boksier te klubit, Arijon Dauti (Deca -70kg), Endri Hani (Junior -86kg), Eri Hani (Junior -92kg) ku kto të fundit u zgjodhën kampionët për vitin 2023.
Trejnerët Fisnik Hani dhe Albion Nasufi u shprehen mjaft të kënaqur me arritjet e boksierëve te tyre ku te gjith treguan kualitet të lart sportiv në luftat e tyre.
K.B.Sindi shpreh një falemenderim të veçant për sponzorat që përkrahën klubin Strugan si: “Blue Sky”, “AquaBlue”, “Malibu Caffee”, “Urban Project2007”, “Senad Tours”, “Ensar Gold”, “AlbTobacco”.