
Më datë 26.11.2023 në ora 08:00 në MPB-në e Strugës është raportuar se në rrugën kryesore Strugë-Pikëkalimi kufitar Qafesan ka rënë zjarr në një kamion tip “DAF” me targa të Shqipërisë i cili drejtohej nga D.H. (46) nga Republika e Shqipërisë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Struga.