
Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së Bujar Osmani në emisionin “ClickPlus” në TV21 ka theksuar se BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme nëse e ka 1 votë më pak se një parti tjetër.
“BDI po e patë 1 votë më pak se ndonj parti politike tjetër prej sot po j’u nënshkruaj në emër të BDI-së, në emër të Ali Ahmetit si zëdhënës i tij, si nënkryetarë, BDI do të nënshkruaj se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me asnjë kusht. Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen në Qeveri përveç se nga fituesi”, tha Osmani.
Për më shumë ndiqni emisionin “ClickPlus” në TV21 të hënën nga ora 21.30.