Rritja e pagave prej 30% është kërkesa kryesore e anëtarëve të Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë që protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata paralajmëruan protestë para Qeverisë më 2 dhjetor nëse ndërkohë nuk thirren në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në protestë shpjeguan se qendra klinike ka personel mjekësor, infermierë, personel teknikë, administrativ dhe laborantë, të cilët mbi nëntë vjet punojnë me kontratë në vepër. Në protestë u theksua se ata nuk janë thirrur në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë që prej 5 tetorit dhe nëse nuk thirren në periudhën e ardhshme do të dalin në protestë më 2 dhjetor para Qeverisë.
“Gjatë pandemisë së Kovid-it ishim atje ku kishte nevojë, madje edhe në KARIL. Të gjitha kujdestaritë tona, të gjitha orët tona jashtë orarit ishin të papaguara. Punojmë pa sigurim shëndetësor, e paga prej 20.000 denarëve, 1800 denarë paguajmë sigurim shëndetësor, pra marrim 18.200 denarë pagë. Ne nuk kemi të drejtë pushimi, as për pushim mjekësor”, tha Diana Donova, infermiere nga Poliklinika “Jane Sandanski”.
“Nuk jemi thirrur që nga 5 tetori, presim thirrje. Nëse na thërrasin, mirë, nëse jo, më 2 dhjetor do të dalim në protestë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, tha Bobi Bojçevski, Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë.