
Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) ka zbuluar sot se 137 kamionë janë nisur nga pika e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Rripin e Gazës ditën e sotme.
Sipas tyre, që prej nisjes së pauzës humanitare ditën e sotme, OKB ka arritur të rrisë shpërndarjen e ndihmave në të gjithë Gazën.
Dërgimi i 137 kamionëve me ndihma drejt Gazës e bën këtë masë ndihmën më të madhe humanitare të dërguar në Gaza prej nisjes së konfliktit të armatosur në 7 tetor.
Sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz u ndihmuan me ushqim, ujë, ndihmë mjekësore dhe sende të tjera thelbësore humanitare.
Përveç kësaj, 129 mijë litra karburant dhe katër kamionë me gaz kaluan gjithashtu në Gaza.