Ushtria izraelite thotë se ka goditur 300 objektiva në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite thotë se ka goditur 300 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës, në një përditësim rreth ofensivës së saj këtë mëngjes.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë në X se kanë nisur sulmet “nga ajri ditën e fundit, duke përfshirë selitë operacionale, tunele luftarake nëntokësore, depot, etj.

IDF thotë se shënjestroi zonën rreth Jabalia në Gazën veriore dhe “shkatërroi” një tunel që zbuloi në Beit Hanoun, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.