
Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pasi raketat ruse goditën një spital në jug të Ukrainës, thanë shërbimet e urgjencës të vendit.
Raketat kishin goditur dhe dëmtuar dy ndërtesa të spitalit në qytetin Selydove të martën vonë, tha ministri i brendshëm, Ihor Klymenko në një deklaratë.
Ai kishte paralajmëruar në deklaratën e tij se viktimat do të rriteshin pasi zyrtarët vlerësonin dëmet nga sulmi, raporton The Independent.
Punonjësit e shpëtimit përfunduan pastrimin e rrënojave pasi analizuan mbetjet natën dhe ditën, 24 orë pas sulmit, thanë shërbimet e urgjencës të mërkurën. Një pjesë e tërë e ndërtesës ishte shembur totalisht, thanë ata.