Shkupi sot zgjohet si vendi i 7-të për nga ndotja e ajrit në botë

Ndotja e ajrit filloi sërish të rritet ndjeshëm në metropolin e Shkupit. Këtë e tregon edhe renditja e mëngjesit e ueb-faqes së njohur për matjen e ndotjes së ajrit në kryeqytetet e botës, Iqair.com, në të cilën Shkupi është në vendin e shtatë.

“Indeksi i cilësisë së ajrit në Shkup është 158, me koncentrimin më të lartë të grimcave të ndotura PM2.5”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje interneti me shënimin se njoftimi bëhet në ora 9:15.

Sipas kësaj faqeje, ajri është i pashëndetshëm. Bëhet fjalë për një përqendrim të grimcave PM2.5 që është 14 herë më i lartë se vlera vjetore e Udhëzimeve për Cilësinë e Ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Iqair jep edhe një rekomandim për qytetarët që në kushte të tilla të mbajnë maska ​​​​mbrojtëse, të mos hapin dritare dhe të mos ngasin biçikleta.

Ditët e fundit qytetarë të shumtë janë ankuar për ndotje të lartë të ajrit dhe erë të keqe. Natyrisht se sezoni i rritjes së ndotjes së ajrit në Shkup ka filluar. Pyetja është, a e ndjejnë autoritetet dhe a do të fillojnë të marrin disa masa?(INA)