PËR DITËN E ALFABETIT!

PËR DITËN E ALFABETIT!
Vetëm populli i arsimuar e ndryshon mënyën e të menduarit, më mirë e njeh realitetin dhe më mirë i bën hapat progresive në jetën kolektive. Baza e arsimit është alfabeti që ka të bëj me zemrën, me mendjen, me të kaluarën dhe ardhmërinë e një populli. Alfabeti është trupi i një kombi,gjuha është univerzumi i tij, arsimi është shpirti i amshueshëm , dituria është esenca e ekzistencës. Me dituri u shkatrrua hija e obskurantizmit . Arsimi është trajta më e lartë e jetës shoqërore, ai e nxit garimin për profesione kreative me njohuri kompatibile në harmoni me frymën e kohës. Njeriu jeton që të mësoj, mëson që ti ndryshoj përfytyrimet konservative, ta ndryshoj veten, të krijoj vepra “ iluministe” në dobi të shoqërisë! Me krijimin e alfabetit populli përjetoj një metamomrfozë shpirtërore ,fuqia e tij u bë shkrim leximi, gjërat filloj ti shohë me mendjen e hapur. Alfabeti është margaritari më i çmuar për afirmimin e identitetit, për kredibilitet më të lartë, burim për krijimtarin e pashtershme shpirtrore. Jeta është diçka që përjetohet realisht! Rritja e varshmëris nga teknologjia informatike e solli fenomenin e mospërdorimit të “dorëshkrimit “, ose fenomenin e “dembelizmit” , mungesa e dëshirës për të shkruar me dorë nga ana e të rinjve! Në vend të lapsit gjithnjë e më tepër përdoret celulari ose laptopi. Sa do që të zhvillohet teknologjia lapsi duhet të mbetet vegla kryesore. Alfabeti na mundësoj që me sukses të inkorporohemi në botën e civilizuar, herët të “çohemi “ dhe larg të shkojmë! Për shumë vite ditën e alfabetit!

-Prof.Muhamet Borova