13 mijë viktima në Gaza, Hamasi hedh poshtë deklaratat e Izraelit për tunelin nën spitalin Al-Shifa

Të paktën tetë persona u vranë pas sulmeve të drejtpërdrejta izraelite në Spitalin Indonezian të Gazës veriore, ndërsa forcat izraelite thuhet se kanë bombarduar dhe rrethuar objektin mjekësor. Mes viktimave kishte pacientë dhe njerëz që kërkonin strehim.

Stafi në spitalin e Indonezisë në veri të Gazës po bën thirrje për ndihmë urgjente pas sulmi brenda spitalit, i cili tani është i rrethuar nga ushtria izraelite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka evakuuar 31 foshnja të lindura para kohe nga spitali al-Shifa në spitalet evropiane dhe Nasser në jug të Gazës. Më shumë se 200 pacientë janë ende të bllokuar në spital.

Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Mounir el-Boursh, ka hedhur poshtë pretendimin e Izraelit se kishte gjetur një tunel të Hamasit në spitalin al-Shifa, duke e përshkruar atë si një “gënjeshtër të pastër”.

Më herët Izraeli deklaroi se ushtarët izraelitë gjetën një “tunel terrorist” 55 metra të gjatë në një thellësi prej 10 metrash nën kompleksin spitalor Al Shifa në qytetin e Gazës. Ky lajm u konfirmua nga ekipi i CNN konfirmoi lajmin duke vizituar boshtin e ekspozuar të tunelit pranë spitalit Al-Shifa.

“Boshti i tunelit ishte shumë afër, por ishte tërësisht i ekspozuar. Komandanti përgjegjës i grupit tonë, nënkoloneli Tom tha se ky tunel është dukshëm më i madh se të tjerët që kishte parë më parë. “Ky është një tunel i madh,” tha ai. “Kam hasur në tunele – në vitin 2014 në [Operacionin] Protective Edge, kam qenë komandant kompanie – dhe ky tunel është një rend i madhësisë më i madh se një tunel standard.””, raporton CNN.

Hamasi njoftoi se 13,000 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite të Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës. Ndër vdekjet e regjistruara deri më tani janë më shumë se 5500 të mitur dhe 3500 gra. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 30,000 njerëz u plagosën. Ndërsa në Izrael, numri zyrtar i të vdekurve në sulmet e Hamasit është rreth 1,200.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se 48 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i konfliktit; 43 nga të vrarët ishin palestinezë, katër ishin izraelitë dhe një libanez.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë kapur një anije mallrash të lidhur me Izraelin në Detin e Kuq dhe kanë marrë peng dhjetëra anëtarë të ekuipazhit, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë.