Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se numri i viktimave palestinezë ka shkuar në 12,300 që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, duke përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë.
Sipas informacioneve, 3,300 gra ishin në mesin e viktimave dhe se 30,000 njerëz të tjerë u plagosën.
Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.
Ai tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe rritjen e dhunës së kolonëve. Ushtria izraelite më pas nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.