
Ushtria e Ukrainës pretendon se ka shkatërruar gjithsej 15 anije detare ruse në Detin e Zi që nga fillimi i luftës.
Ndërkaq, të njëjtit kanë thënë se 12 anije të tjera janë dëmtuar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i marinës, Dmytro Pletenchuk, tha se Ukraina e ka detyruar Rusinë të zhvendosë forcat e saj detare në pozicione më të vështira, si rezultat i sulmeve nga Kievi.