Kombëtarja Shqiptare e Futbollit bëri një arritje të madhe, teksa u kualifikua për herë të dytë në finalet e një europiani.
Një nga protagonistët kryesorë ishte edhe trajneri Sylvinho, i cili u shpreh i lumtur për kualifikimin. Braziliani tha në një intervistë për mediat se objekti i vendosur, është arritur.
“Një sfidë e bukur! E kam pranuar me shumë dëshirë. Që në fillim e kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar, kështu rezultoi. Objektivi im ka qenë që të vinim në nëntor dhe të ishim në garë për kualifikimin dhe ky objektiv u arrit”, tha ai.
Sylvinho tha se ky kualifikim erdhi nga ëndrrat dhe dëshira, ku theksoi se nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Ishte një sfidë e dëshirë, një ëndërr. Nuk ka qenë aspak e lehtë, besoj shumë tek puna. Kjo ishte me të vërtet një ëndërr e madhe”, shtoi trajneri i Kombëtares.
Më pas ai u shpreh i emocionuar për kualifikimin ku theksoi se nuk do ta harronte suksesin me kuqezinjtë.
“Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për të gjithë jetën. Ne brazilianët e kemi këtë tendence, e lidhjes së ngushtë me lojtarët. Jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për gjithçka që bëmë dhe arritëm”, u shpreh Silvinjo.