
Më datë 15.11.2023 rreth orës 22:50, në MPB-Gostivar është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Strazhë, afër rrugës Novoselski, automjet i pasagjerëve të markës Opel Corsa i drejtuar nga 42 vjeçari nga fshati Belicë e Poshtme, ka dalë nga rruga.
Në aksident pasagjeri 54 vjeçar nga fshati Belicë e Poshtme ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa mjeku i emergjecës mjeksore ka konstatuar vdekjen e tij. Shoferi dhe pasagjeri tjetër 41 vjeçar kanë pësuar lëndime trupore ku janë konstatuar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit. Inspektimi është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga MPB-Gostivar.