Në prezantimin e Buxhetit për vitin 2024 Qeveria publikoi se janë paraparë në buxhet 5,5 miliard euro, ndërsa deficit buxhetor do të jetë 545 milionë euro. Të hyrat buxhetore do të jenë me rritje për 10% më shumë se vitin e kaluar kurse të shpenzimet do të jenë për 5,8% më shumë se vjet. Rritja ekonomike për 2024 është paraparë të jetë 2,3% për dallim nga 2023, ndërsa rritja e Bruto prodhimit vendor do të jetë për 3,4% thonë nga Ministria e Financave. Sipas tyre, Rritja e pagës mesatare do të jetë 14% kurse rritja nominale e të gjitha pagave do të jetë 8,4%. Nga Qeveria thonë se do të krijohen edhe 6,472 vende të reja të punës dhe papunësia do të ulet për 13,1%.
Pagat në sektorin shtetëror, përkatësisht vetëm në pushtetin qendror dhe institucionet shtetërore janë paraparë të jenë afër 670 milionë euro apo 41,2 miliardë denarë që sipas tyre rritja e llogaritur është 10% sipas marrëveshjes së re kolektive. Kurse për institucionet e vetëqeverisjes lokale mjetet do të ndahen përmes blok-dotacioneve. Për komunat rritja buxhetore do të jetë vetëm 0,5% më shumë se vitin e kaluar, që nënkupton se shteti është treguar dorështrënguar për investimet nëpër zonat periferike.
Ulja e inflacionit mesatar për vitin 2024 pritet të jetë në 3,6%, kurse për sivjet inflacioni mesatar 9,2%.
Shpenzimet për investimet kapitale janë 45,1 miliard denarë, kurse të hyrat nga tatimet pritet të jenë 178,1 miliard denarë nga tatimet ose rritje 10% për dallim nga vjet. Nga Qeveria nuk e kanë paraparë që në këtë buxhet kanë ndarë mjete për pakon e 9 anti krizë, duke shpresuar që të njëjtat mjete do të akumulohen nga tatimi solidar. Por, nuk deshën të komentojnë që nëse Gjykata Kushtetuese do të shfuqizoj atë ligj, ku do të gjenden mjetet për kthim te kompanitë private dhe ku di sigurohen mjetet për pakon anti-krizë. /Alsat.mk