Me ndeshjet finale që u zhvilluan gjatë ditës së diel, me sukses përfundoi edicioni i 52-të Turneu ndërkombëtar i boksit “Gongi i Artë”, që u organizua nga Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga kryetari Faton Salihu. Ky event sportiv konsiderohet si eventi i tretë më i vjetër në Evropë dhe është pjesë e kalendarit sportiv shtetëror dhe evropian.
Fituesi i edicionit të 52-të të Turneut ndërkombëtarë “Gongu i Artë 2023” është boksieri nga Maqedonia e Veriut, Alim Nasufi në kategorinë 71 kg, i cili në finale me pikë mundi boksierin serb Igor Rodiq. Boksieri më mire vendas u shpall Petar Arsovski i cili në kategorinë 60 kg, mundi bullgarin Jordan Dimov.
“Gongu i Artë vazhdon të jetë jo vetëm një ngjarje sportive, por edhe kulturore, që bashkon boksin me miqësinë dhe bashkëpunimin mes kombësive. Deri në vitin e ardhshëm, u dëshirojmë suksese, si dhe sfida të reja për pjesëmarrësit, ndërsa Gongu i Artë edhe këtë vit la momente historik dhe u përmbyll me sukses”. Deklaroi kryetari i Federatës së Boksit, Faton Salihu
Në edicionin e 52-të të Turneut ndërkombëtarë të boksit “Gongu i Artë” morrën pjesë 52 boksier nga 12 vende europiane, duke e bërë turneun një sfidë vërtetë evropiane. Gongu i Artë vazhdon të jetë jo vetëm një ngjarje sportive, por edhe kulturore, që bashkon boksin me miqësinë dhe bashkëpunimin mes kombeve,
Rizultatet e luftave finale “Gongu i Artë 2023”
51 kg Jeton Berisha (Kosovë) – Ridshaw Rise (Angli) 0-5
57 kg Sean Huddart (Angli) – Istvan Bundowitz (Hungari) 4-1
60 kg Hedy Headrows (Suedi) – Pullen Freddy (Angli) 0-5
60 kg Jordan Dimov (Bullgari) – Petar Arsovski (Maqedoni) 0-5
63,5 kg Osama Mohammed (Angli) – Maxim Telepiz (Moldavi) 4-1
67 kg Saleh Hilal (Suedi) – Dominik Enekes (Hungari) 0-5
71 kg Bozhidar Talupski (Bullgari) – Davron Bozorov (Moldavi) 0-5
71 kg Igor Rogiq (Serbi) – Alim Nasufi(Maqedoni) 2-3
75 kg Josef Prasi (Kosovë) – Aleksandar Sherifovic (Serbi) 1-4
80 kg Nika Usaid (Kosovë) – Horatiu Sovrea (Rumani) 5-0 TKO R1
80 kg Vlad Gavriliq (Moldavi) – Istvan Tamas (Hungari) 5-0
86 kg Filip Nakovski (Maqedoni) – Tign Stott (Angli) 0-5 TKO R1
92 kg Lazar Lazaroviç (Serbi) – Alexey Zavatin (Moldavi) 5-0 pa luftë.
92 kg Gabriel Richards (Suedi) – Andrei Zaplinti (Moldavi) 0-5
92 kg Amer Amedov (Maqedoni) – Rares Dimitrescu (Rumani) 0-5 pa luftë. /KlanMacedonia/