MPB lajmëron se sot (13.11.2023) në fshatin Orashec të Kumanovës, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, kanë privuar I.I.(19) nga fshati Sllupçan i Likovës,personi është arrestuar pasi janë gjetur 12 emigant nga Nepali në automjetin “Volkswagen” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte. “Përkatësisht, rreth orës 02:20 në magjistralen “Prijatelsto”, në pjesën Tabanovcë – Kumanovë, zyrtarët policorë kanë bërë shenjë për ndalimin e veturës, por drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen, ka shkëputur rrugën magjistrale në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, dhe pasi ka hyrë në fshatin Orashets është futur në një arë, pas së cilës ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë. Ai u kap shpejt dhe emigrantët u gjetën në automjet” thuhet në deklaratën e MPB-së. Personi po mbahet në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.