
Për shkak të sigurisë së tyre, shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor pra ditën e mërkurë. Këshilli republikan për siguri në komunikacion, fton shoferët që përveç ndërrimit të gomave, të bëjnë edhe kontrollin e sasive të vajit dhe antifrizit në makinë.
Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.
Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi prej 15 nëntorit dhe zgjatë deri më 15 mars.