
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se më shumë se 100 punonjës të OKB-së u vranë brenda një muaji në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme intensive nga Izraeli, transmeton Anadolu.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini shprehu pikëllimin e tij për vrasjen e punonjësve të UNRWA-së në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale X.
“Më shumë se 100 punonjës të UNRWA-së janë konfirmuar të vrarë brenda një muaji (në Rripin e Gazës). Prindër, mësues, infermierë, mjekë, personel mbështetës”, tha zyrtari i OKB-së.
Duke thënë se UNRWA-ja dhe palestinezët janë në zi, Lazzarini tha se “duhet të ketë pauzë humanitare të konfliktit për t’i dhënë fund kësaj fatkeqësie”.