Komisioneri evropian për zgjerim Oliver Varhelyi, sot theksoi se Maqedonia duhet t’i bëjë reformat në sektorët e përmendur si të dobët në raportin e ri.
Ai thotë se liderët evropianë janë më së shumti të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, por është i vendosur se nuk do të ketë përparim në integrimet evropiane pa ndryshimet kushtetuese.
“Qëllimi ynë është të hapim klasterin e parë para fundit të vitit me Shqipërinë. Për Maqedoninë e Veriut, autoritetet thonë publikisht se janë të gatshme për përparim drejt rrugës evropiane dhe tani që procesi i anëtarësimit ka kaluar, procesi i reformave drejt BE-së duhet të përshpejtohet”.
“Numri i madh i rasteve të korrupsionit është diçka shqetësuese. Duke trajtuar korrupsionin, duhet të arrihet një rezultat i mirë në hetimet dhe gjykimin e korrupsionit të lartë. Është e një rëndësie vendimtare. Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme, të gjitha partitë duhet të japin mbështetjen e tyre. Është një vendim i Maqedonisë së Veriut, por do të forcojë të drejtat themelore”, tha Oliver Varhelyi sot në Bruksel.