
DRINI HAJREDINI I ARGJENTË, LORIANA RAMO DHE HAMZA ZYLALI TË BRONZTË
Dje në Shkup, u zhvillua Kampionati Shtetëror në Karate për kadet, junior dhe U21.
Klubi i Karatesë “Drini” u paraqit me katër sportistë, duke fituar tre medalje dhe atë: një medalje argjenti dhe dy medalje bronzi.
Me medalje të argjentë u stolis Drini Hajredini në kategorinë kadet +70kg.
Me medalje të bronztë u stolisën Loriana Ramo në kategorinë U21 -68kg dhe Hamza Zylali në kategorinë U21 -84kg.
Parqitje të mirë pati edhe Enes Ajrush, por këtë radhë mbeti pa medalje.
Ky kampionat njëherësh është edhe përzgjedhës për Kampionin Ballkanik dhe atë Evropian.
Tre sportistët tanë, u kualifikuan për Kampionatin Ballkanik, që do të mbahet në Slloveni, ndërsa javën e ardhshme do të zhvillohet play off, ku tre sportistët tanë do të kërkojnë “vizën” për Kampionatin Evropian 2024!

