
Hamasi pretendon se Izraeli bombardoi Spitalin Al Shifa në Gaza të premten pasdite.
Sipas raportimeve fillestare flitet për shumë viktima dhe të plagosur.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka pohuar se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që po transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.
Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportin e ministrisë së shëndetësisë së Gazës.