
Sipas OKB-së rreth 40 për qind e popullsisë së Ukrainës, 18 milionë vetë, kanë nevojë për mbështetje humanitare. Prandaj shefi koordinues i Zyrës së OKB-së për Çështjet Humanitare kërkoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që megjithë luftën midis Izraelit dhe organizatës militante Hamas, nuk duhet të harrohet “nevoja e madhe” për ndihmë që ka Ukraina. Për shkak të dëmtimit masiv të infrastrukturës thelbësore të vendit, popullsia civile vazhdon të jetë e prekur nga kufizimet për energjinë elektrike, ngrohjen, furnizimin me ujë dhe shërbimet e komunikimit.