Qeveria: Përmes një dialogu gjithëpërfshirës deri në zgjidhje për të punësuarit në shërbimin gjyqësor dhe prokurorinë publike

Nga Qeveria pasdite informuan se në takimin me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së është rikonfirmuar qëndrimi se me dialog gjithëpërfshirës dhe transparent mund të zgjidhen çështjet e lidhura me të punësuarit në shërbimin gjyqësor dhe të punësuarit në prokurorinë publike.

“Duke marrë parasysh se të dyja palët janë afër gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke, e cila do të nënkuptojë avancimin e dialogut social, përfaqësuesit e Qeverisë hapën çështjen e pezullimit të grevës së punonjësve në organet e drejtësisë dhe prokurorisë publike, gjë që do të nxiste më tej atmosferën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, citohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë dërguar pas takimit.

Ky është takimi i dytë ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH Tërpe Deanovski pas takimit në Qeveri tha se bisedat do të vazhdojnë edhe njëherë ose dy herë. Nga Sindikata e AOGJSH shpresojnë se do të gjejnë ndonjë, siç thonë, mes të artë, për kërkesat e tyre.