Arrin në 8 mijë e 796 numri i të vrarëve në Gaza, më shumë se gjysma janë fëmijë dhe gra

Numri i personave që u vranë në Gaza nga sulmet izraelite ka arritur në 8 mijë e 796.

Nga ta 3 mijë e 648 janë fëmijë, ndërsa gra 2 mijë e 290, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Të plagosur janë 22 mijë e 219 njerëz, ndërsa gjithashtu janë 2 mijë e 30 persona të zhdukur. Nga të zhdukurit 1 mijë e 120 janë fëmijë të varrosur nën rrënoja.

16 spitale (nga 35) janë jashtë funksionit, dhe 51 nga 72 klinika të kujdesit shëndetësor parësor janë mbyllur.