
Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter goditi mesditën e sotme Kilin duke rritur frikën e autoriteteve për një cunam. Tërmeti kishte si epiqendër zonën detare në Kilin qendror dhe një thellësi prej 10 kilometrash.
Autoritetet kanë dhënë alarmin për mundësinë e një cunami gjatë orëve në vijim në brigjet e Kilit, zonë e cila njihet për aktivitetin e lartë sizmik dhe cunamet që ndodhi herë pas here.
